Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj, bashkë me disa prokurorë të kësaj prokurorie, si dhe me kolonel Nexhmi Krasniqi, drejtor Rajonal i Kufirit në Gjakovë, vizituan policin Hysen Ademi, i plagosur sot në Mitrovicën veriore, në aksionin e organizuar nga Policia e Kosovës.
“Policit Ademi, Selimaj i uroj shërim të shpejtë dhe kthim te familja dhe detyra e tij! Ndërkaq kryeprokurori bisedoi edhe me doktorin kujdestar në Spitalin Rajonal të Gjakovës ‘Isa Grezda’, Dr. Ali Tolaj, i cili konstatoi që për momentin gjendja e tij është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në një njoftim për media Prokurorisë së Gjakovës.
Artikuj të ngjashëm