Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjendja e pacientit me variantin afrikan është stabile

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku, ka folur për rastin e parë të variantit afrikan në Kosovë.

Ai ka thënë se pacientë është pranuar më 4 qershor në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sadiku në një prononcim për media ka bërë të ditur se pas testimit ai është konfirmuar pozitiv me COVID-19 me variantin afrikan.

Ai ka bërë me dije se gjendja e pacientit është stabile.

Sipas tij, ky variant nuk dallon shumë me variantet e tjera dhe se klinikisht është trajtuar njëjte si rastet e tjera me COVID-19.

Edhe Konfirmohet një rast me variantin afrikan të COVID-19 në Kosovë Arbëri Konfirmohet një rast me variantin afrikan të COVID-19 në Kosovë

Sadiku ka thënë se pacienti nuk ka hyrë në Kosovë nga jashtë dhe është nga Kosova.