Katër turistë italianë kishin humbur kontaktet në një zonë të vështirë malore në qafën e Llogarasë në Shqipëri, për tri orë të dielën.
Ata u gjetën pas tri orë kërkimesh nga një numër i madh i policëve, që arritën të nxjerrin nga rreziku turistët italianë.
Turistët u shoqëruan nga Policia me gjithë automjetin e tyre në hotelin ku janë akomoduar në Llogara.
Katër shtetasit italianë kishin parkuar automjetin e tyre në anë të rrugës dhe ishin futur në pyllin e Llogarasë, duke u shpërndarë në drejtime të ndryshme për turizëm malor, por gjatë eksplorimit të zonës kishin humbur orientimin dhe rrugën e kthimit, shkruan tch.
Artikuj të ngjashëm