Gjatë kohës së pandemisë shumë përfaqësues të bizneseve janë ankuar për shkak të mosrealizimit të punëve ditore, ndërkaq në anën tjetër në qytetin e Ferizajt gjatë kësaj periudhe të këtij viti janë hapur gjithsejtë 470 biznese të reja.
Autoritetet komunale të Ferizajt po vlerësojnë se janë kryeqendër e zhvillimit ekonomik. Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Zekir Bytyqi, ka thënë se qeverisja lokale ka përmirësuar kushtet për orientimin në investime të digjitalizimit të shërbimit si dhe hapjes së Zyrës së Zhvillimit Ekonomik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të gjithë të interesuarit për hapjen e bizneseve, i ofrohen lehtësira për regjistrimin e bizneseve si dhe gjithë pakon tjetër mbështetëse nga zyrtarët kompetent të fushës. Numri prej 470 bizneseve të reja të regjistruara vetëm gjatë kësaj periudhe kohore në Ferizaj është tregues pozitiv për ritmin e zhvillimit ekonomik lokal, aq më tepër kur kemi parasysh se ky vit është sfidues – determinuar nga gjendja epidemiologjike në vend. Madje, ditëve në vijim, për ta shtuar këtë mbështetje, Komuna e Ferizajt do të vazhdoj me skemat mbështetëse për ndihmë konkrete të bizneseve, përmes pajisjeve dhe materialeve të punës”, ka thënë Bytyqi.