Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjatë javës temperaturat do të arrijnë deri 30 gradë

parashikimi i motit

Instituti Meteorologjik i Kosovës njofton se ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu.

“Kjo situatë e paqëndrueshme sinoptike do të vazhdoj deri të mërkurën ku më tej priten alternime kthjellime dhe intervale të gjata me diell”, thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.

Në njoftim gjithashtu thuhet se do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 8m/s.

Artikuj të ngjashëm