Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjatë ditës në Shqipëri, vranësira dhe shira

Moti në Shqipëri mbetet kryesisht i vranët, paraditja vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta; kryesisht në zonat lindore dhe qendrore ku do ketë shi të përkohshëm.

Ndërsa pasditja zhvendos shirat drejt zonave Lindore duke lënë pjesën më të madhe të vendit me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Era do fryjë mesatare, me shpejtësi 45 km/h nga verilindja, ndërsa ne det dallgët do të arrijnë në 1 – 2 ballë.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por rënie të lehtë do të ketë nga mesdita; më e ndjeshme në zonat malore.