Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjashtë të shëruar nga koronavirusi pritet të lirohen sot, dy vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë

Foto: Alban Bujari / KOHA

Gjashtë persona pritet të lirohen sot pasi të njëjtit kanë rezultuar negativ edhe pas testit të dytë për koronavirus.

Këtë e ka konfirmuar për KOHËN, infektologu Salih Ahmeti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai tutje ka shtuar se dy paciente vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Sot do të lirohen gjashtë persona pasi kanë dalë negative pas rezultateve të dyta. Katër kanë qenë në klinikën infektive ndërsa dy të tjerë kanë marrë trajtim ambullantorë”, ka thënë ai.

Me këtë ritëm të punës Ahmeti ka thënë se me fillim të javës tjetër ka mundësi që të lirohen edhe pacientë të tjerë.