Gjashtë organizata joqeveritare që veprojnë në Komunën e Gjilanit, nëpërmjet një letre publike kanë mohuar që ky sektor të jetë përfshirë në qeverisjen e tij, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në reagimin e organizatave joqeveritare siç është “Kand”, “Change” “Agro Farm” “QKBN”, “Merita” si dhe “Anp-Gjilan”, thuhet se shoqëria civile në këtë komunë nuk është pjesë e qeverisjes komunale dhe se kryetari i komunës me këto deklarime ka keqpërdorur dhe keqinformuar publikun.
“Ne, organizatat jemi të indinjuara me informatën e kumtuar në media nga kryetari i komunës ngase është keqpërdorur emri i shoqërisë civile dhe publiku është keqinformuar. Madje, një deklaratë e tillë është jodemokratike, sepse shoqëria civile nuk mund të ketë edhe funksionin qeverisës dhe njëkohësisht joqeveritar. Kryetari i Komunës së Gjilanit në paraqitjen e tij para mediumeve informative me rastin e prezantimit të qeverisë së re komunale, ndër të tjerash ka deklaruar se pjesë e kësaj qeverie është edhe Shoqëria Civile e Gjilanit. Kjo, sipas nesh, është një përgjithësim jo i drejtë dhe i pavërtetë”, thuhet në këtë reagim... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)