Arbëri

Gjashtë kandidatë synojnë postin e rektorit të UP-së

Udhëheqësi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës (UP), Altin Sahiti, ka konfirmuar se në konkursin për rektor të UP-së, i cili është mbyllur të hënë, kanë aplikuar gjashtë persona.

Postin e rektorit të UP-së e synojnë Ilir Tolaj, But Deda, Salih Salihu, Sefer Avdijaj, Ermir Rogova dhe Qerim Qerimi.

Konkursi për rektor është hapur pasi që ish-rektori, Naser Sahiti, para tri javëve, është shkarkuar nga Këshilli Drejtues i UP-së.