Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur një delegacion të sekretariatit të përbashkët teknik të programit “IPA bashkëpunimi ndërkufitar 2014 - 2020 Kosovë - Mali i Zi”, i kryesuar nga Tanja Todoroviq, drejtuese e këtij sekretariati.
Në takim me anëtarët e këtij sekretariati është biseduar për mundësitë e aplikimit në projekte të përbashkëta ndërkufitare në fushat me prioritet për të dyja vendet siç janë punësimi, turizmi, mjedisi e të tjera.
“Zyrtarët malazias janë zotuar para kryetarit Gjini se në kuadër të këtij bashkëpunimi, do ta ndihmojnë komunën e Gjakovës edhe në trajnimin e stafit komunal për hartimin dhe menaxhimin e projekteve të ndryshme, me theks të veçantë të projekteve ndërkufitare”, thuhet në komunikatën e Komunës së Gjakovës.
Ndryshe, qëllimi i programit në fjalë është përmirësimi i standardeve dhe cilësisë së jetës së njerëzve në zonën e fushëveprimit të programit, përmes zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, social dhe mjedisor si dhe gjithë përfshirjen e rajonit në respekt të ndërsjellë të trashëgimisë së përbashkët kulturore dhe natyrore.
-
Gjini takohet me pronarët e bizneseve në Gjakovë, u premton mbështetje
-
Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshjen për Programin e Bashkëpunimin Ndërkufitar IPA lll
-
Elbert Krasniqi: Synojmë realizimin e projekteve të përbashkëta me komunat e Malit të Zi
-
Gjukanoviqi pret ambasadorin Hysa, ofron mbështetjen malazeze për Kosovën
-
Marrëdhëniet Kosovë - Mali i Zi shënojnë përparim