Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Gjakova me qeverisje gjithëpërfshirëse”

Me partitë të cilat e mbështetën Ardian Gjinin për t’u zgjedhur kryetar i Gjakovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë gjysmën e mandateve.

Ai ka thënë se me PDK-në, Nismën dhe PDHSHK-në nuk është marrë vesh domosdo për poste e drejtori.

Fokus i qeverisjes së Gjinit do të jetë pjesëmarrja e gruas.

“Formati qeverisës për të cilin kam biseduar me partnerët është se duhet të ketë gra të përfshira në administratë komunale në nivelin e drejtorëve, duhet të përfaqësohen regjionet dhe qyteti”, tha Gjini në Rubikon të KTV-së.