Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gëzohen serbët, Putini për Kosovën në Beograd më 17 janar

Kryetari i Rusisë Vladimir Putin shkon për vizitë në Serbi më 17 janar të vitit që vjen, ka përlajmëruar kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, transmeton Koha.net.

Siç shkruan gazeta e Beogradit “blic”, sa më shumë që po afrohet zgjidhja e problemit të Kosovës (sikur Kosova të mos e jetë e pavarur dhe e njohur nga më shumë se 100 shtete), dy fuqitë më të mëdha, Rusia e SHBA-ja po luftojnë për dominim në këto hapësira.

Pas letrës së presidentit amerikan Donald Trump me të cilën ai ka ftuar për arritje të kompromisit historik Vuçiqin e Thaçin, presidenti rus nuk po humb kohë, thotë gazeta, transmeton Koha.net.

Në fakt vizita e Putinit në Beograd ishte paraparë të zhvillohej gjatë nëntorit, por ajo ishte shtyrë.

Media e Beogradit njofton se në qendër të bisedimeve Vuçiq – Putin do të jetë Kosova dhe iniciativa më e Donald Trumpit lidhur me të.

Edhe Vuçiqi takohet me Putinin në Pekin, diskutojnë edhe për Kosovën Arbëri Vuçiqi takohet me Putinin në Pekin, diskutojnë edhe për Kosovën

Ajo brengoset që në shtypin e Moskës kohëve të fundit ka pasur shumë shkrime kritikuese “për lidhjet e afërta të Vuçiqit me Perëndimin e sidomos me Gjermaninë”.

Vuçiq gjatë javës së shkuar e kishte falënderuar Putin për “përkrahjen e jashtëzakonshme të Serbisë në luftën e saj kundër pavarësisë së Kosovës”.