Sot në Sarajevë në kuadër të samitit të menaxherëve më të suksesshëm të rajonit dhe Evropës tre përfaqësuesit nga Kosova u gjetën ndër laureatët e çmimeve të vitit.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin personalitete të shumta evropiane të politikës, ekonomisë, artit, kulturës etj.
Kështu në kategorinë e menaxherit europian të vitit për asociacionet e biznesit është shpërblyer kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu, që është një mirënjohje e kategorisë më të lartë që ndan ky asociacion dhe në të cilën sot u gjenden edhe kryeministrat e Bullgarisë dhe Maqedonisë, Bojko Borisov dhe Zoran Zaev.
Me këtë rast u tha se çmimi ndahet për personalitetet që kanë shtyrë me sukses përpara procese me ndikim rajonal dhe më gjerë dhe kanë shërbyer si motivues progresi.
Njazi Musliu nga "Eurometali" menaxher i dekadës
Edhe
Osmani merr Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Evropian “Coudenhove-Kalergi”
Në kategorinë e menaxherit të dekadës është shpërblyer Njazi Musliu, drejtori i kompanisë "Eurometali", ndërkaq në kategorinë e menaxherit të kompanive më europiane është shpërblyer Bedri Kasumi, drejtori i kompanisë "Vipa Pestova".
Këto mirënjohje për Kosovën dhe ndërmarrësinë kosovare janë shumë ne rëndësi dhe do të ndikojnë edhe në përmirësimin e imazhit të saj.