Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, kanë nënshkruar të mërkurën marrëveshje për varret e gjermanëve të vrarë në luftëra, e të cilat ndodhen në Kosovë.
Rohde ka shkruar në Twitter se me anë të kësaj marrëveshjeje, i lejohet Volksbundit të sigurohet për mirëmbajtjen dhe kujdesin e këtyre varreve.
“Sot bashkë me Donika Gërvalla Schwarz kemi nënshkruar Marrëveshjen për Varret e Luftës duke lejuar Volksbundun të sigurohet që mirëmbajtja dhe kujdesi i këtyre varreve të kryhet në mënyrë të denjë dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Faleminderit për këtë gjest respekti”, ka shkruar Rohde.
Volksbund është organizatë humanitare e ngarkuar nga Qeveria gjermane për kryerjen e rregullimit, ruajtjes dhe kujdesit të varreve të gjermanëve të vdekur në luftëra jashtë vendit të tyre.
Today @gervallaschwarz and I signed the Agreement on ?? War Graves in ?? allowing @Volksbund to ensure that the maintenance and care of these graves is carried out in a worthy fashion and in accordance with international humanitarian law. Thanks to ?? for this gesture of respect! pic.twitter.com/5tqkgCBUip
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 10, 2022
-
Gërvalla: Serbia t’i hapë arkivat dhe t’i dorëzojë të gjithë të pagjeturit
-
Rohde: Gjermania vazhdon të jetë partner i madh i Kosovës
-
80 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania ende në kërkim të të rënëve
-
Gjermania mbështet Kosovën për hapjen e pikës kufitare për mallrat serbe
-
Rohde: Gjermania e palëkundur në mbështetjen e paqes e sigurisë në Kosovë