Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Geci: Qytetarët duhet të dalin me patjetër e ta vizitojnë Evropën, edhe borxh le të hyjnë

Visar Geci, arkitekt në Austri ka thënë se qytetarët e Kosovës duhet të dalin me patjetër pas 1 janarit e ta vizitojnë Evropën. Ai ka thënë se duhet kuptuar se liberalizimi është vetëm për turizëm dhe nuk mund të punohet me të.

“Ne na kanë bërë shumë të padrejtë. Ishte pafytyrësi mos të na lënë të dalim lirshëm, sikur dalin qytetarët nga Serbia, Shqipëria, Rumania apo Bullgaria, që s’kanë asgjë më tepër. Po bëjë apel edhe borxh hyni e veç dilni me pa çka është jashtë. Me dal, por kur dilni mos e shitni shtëpinë, mos bëni diçka që nuk mundeni me u kthy. Ama me dal patjetër, është obligative. Një njeri që nuk del, nuk e di se çka është jeta. Por, me liberalizim dihet nuk ka të drejtë punë, shkon veç me shëtit dhe kaq. Me jep para. Me punu nuk ke drejtë e as me marrë banesë me qira”, tha Geci në “Konfront” të KTV-së.

Ai ka thënë se Gjermania e shtetet tjera janë zhvilluar pasi atje respektohet orari dhe detyra.

“Nëse orari fillon në 6 atëherë duhet ta fillosh punën në gjashtë e jo me ardh atëherë. Gjermania momentalisht ka nevojë për 1 milion punëtor, po për profesionistë të fushave. Saldues, mjek, inxhinierë, duhet me pas kualifikimin”, ka thënë Geci.