Arbëri

Gecaj: S’ka diskutim që LDK do ta kthejë Prishtinën

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit të vendit, thotë se LDK-ja pa asnjë pikë dyshimi do të marrë sërish postin e kryetarit në kryeqytet.

Ai thotë se LDK-ja do ta rikthejë Prishtinën pa probleme dhe se LDK nuk ka problem me kandidat sepse “ka me bollëk”.

Gecaj ka kritikuar kryetarin aktual Shpend Ahmeti për mospunë duke thënë se Ahmeti mund të mburret vetëm për kunja dhe kiflet.

“Nuk ka diskutim që do ta kthejmë Prishtinën. Është çështje e organeve që do të dalim me një kandidat. Kemi kandidatë me bollëk. Nuk kam asnjë dyshim që do të fitojmë Prishtinën. Të gjitha partitë e kanë kuptuar që Shpend Ahmeti dhe VV nuk bëjnë. Do të fitojmë për shkak të mospunës nga Ahmeti. S’ka asnjë diskutim në të cilin Shpend Ahmeti mund të mburret përpos kunjave dhe kifleve”, ka thënë ai në Interaktiv.