Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gecaj reagon ndaj kryeministrit Haradinaj

Foto: Driton Paçarada / Koha

Bajram Gecaj, zyrtar i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar sot ndaj një deklarimi të mëhershëm i të Ramush Haradinajt, derisa ai ishte opozitar dhe kundërshtar i flaktë i Marrëveshjes së Demarkacionit që u miratua sonte si dhe ndaj qëndrimit ë kryeministrit rreth Raportit Bulliqi i cili, me insistimin e partisë së Gecajt mbeti vetëm dokument orientues.

Ky është reagimi i plotë Bajram Gecajt rreth atyre që ai i quan ndryshime të qëndrimeve të Ramush Haradinajt:

KUSH MBET KUSHI E KUSH KURRKUSHI?

Gjatë një interviste të mëhershme në një televizion vendor , Ramush Haradinaj më kishte apostrofuar në një konotacion shumë negativ. Madje, ai kishte marrë guximin të përfolë edhe heronj kombëtar si Lan Selimi, namin, nderin dhe fytyrën e të cilëve djali i Gllogjanit vetëm mund ta ëndërrojë:

“...Qeky Bajram Geci e ka axhën të vramë, Lan Selimin, po fytyra e njerëzve nuk kish kufi, për këtë po thom sa i kapun është ky shtet, e ka axhën të vramë në lufta qatje, ka qenë luftar i zoti, është njeri me nam, e tash kta, qeta far kushi kurrkushi, me nder me thonë, po muj ma bjen mu kufinin, o s’munesh...”

Dera e Lan Selimit ka qenë familje atdhetare “dem- baba -dem”. Ramush Haradinaj duhet ta di që historia e shqiptarëve nuk fillon e as nuk mbaron me luftën e fundit. Gecaj-t e Llukës nuk kanë funksionuar me episode patriotike përgjatë historisë, porse ishin, janë dhe do të ngelin për jetë e mot stoikisht të qëndrueshëm, me nderë, me fytyrë e ballëhapur. Për shkak të karakterit e nivelit tim, si dhe për hir dhe për respekt të Elez Gecaj-t, dëshmorit të fundit të familjes time e bashkëluftëtarit tuaj, nuk po lëshohem në nivelin primitiv dhe të padinjitet të akuzave tua. Sot po shkruaj vetëm për një arsye: dua të ta them e të ta bëj të qartë se ne, pasardhësit e Lan Selimit, nuk ndërrojmë qëndrime kurrë dhe nuk lëvizim as një milimetër për hir të karriges, të pushtetit e të pasurisë së pistë. Ti këtë e bëre sot, ashtu siç e bëre edhe dje kur erdhët në pushtet pikërisht me një kauzë fiktive, duke gënjyer publikun se Kosova po humbiste tetë mijë hektarë tokë të vet. Derisa unë i qëndroj prapa bash çdo germe dhe fjalie time publike, zotimi yt i fundit i shkelur vetëm në këtë temë është: “Po doni me e qujt dokument orientues [raportin e Bulliqit]. Jo sa të jom unë! Jo!” Fjalët tua edhe një herë i mori era lehtësisht, pasi që raporti megjithatë mbeti vetëm dokument orientues! Tanimë është e qartë si kristali se kush mbet kushi e kush kurrkushi!

Artikuj të ngjashëm