Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, i është kundërpërgjigjur zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, që deklaroi se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për deputetin Etem Arifi nuk vlen edhe për anëtarët e VV-së, Albin Kurti e Albulena Haxhiu, të dy po ashtu të dënuar për vepër penale.
Kushtetuesja të mërkurën shpalli të pavlefshme votën e Arifit për formimin e Qeverisë Hoti dhe çoi vendin në zgjedhje të reja. Në aktgjykim, Kushtetuesja tha se personat e dënuar për vepra penale me vendim të prerë nuk mund t’i hyjnë garës zgjedhore. Si pasojë e këtij vendimi, konsiderohet që as anëtarët e VV-së, kryetari Albin Kurti, dhe ish-deputetja Albulena Haxhiu, s’mund të garojnë pasi në tetor ishin shpallur fajtorë për përdorim të mjetit të rrezikshëm e pengim të personit zyrtar. Megjithatë, Kryeziu nga kjo parti u shpreh se as Kurti e as Haxhiu s’ishin objekt i shqyrtimit dhe se të dy do të jenë pjesë e listës për garën e 14 shkurtit.
Në kundërpërgjigjen e tij, Gecaj i ka quajtur hipokritë të pacipë anëtarët e VV-së. Sipas tij, ata shohin veten mbi ligjin.
“Ligji vlen vetëm kur t'u përshtatet interesave të LVV! ‘Kurti e Haxhiu nuk ishin objekt shqyrtimi nga Kushtetuesja, ata nuk kanë ndalesë për të qenë pjesë listës zgjedhor’! P.K. Sipas kësaj logjike, vendimi i gjykatës, pos që vendosi mbi Etem Arifin, do të duhej të theksonte se ky vendim vlen edhe për Albin Kurti e Albulena Haxhiun ... tmerr!”, ka shkruar ai në Facebook.
-
Kurti e Haxhiu jashtë listës për deputetë, VV-ja nuk ankohet në Kushtetuese
-
VV-ja thotë se aktgjykimi i Kushtetueses s’ka të bëjë me Kurtin
-
LVV: Vendimi i Kushtetueses nuk ia ndalon Kurtit të garojë në zgjedhje
-
Haxhiu paralajmëron ndëshkim për ata që e çojnë vendin në zgjedhje, opozita e kritikon LVV-në
-
Haxhiu: S’hyjmë në pazare, nëse refuzohemi shkojmë në zgjedhje