Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gecaj: Do të bëja gjitha kompromiset vetëm që PDK-AAK-Nisma të mos fitojnë

Bajram Gecaj nga LDK-ja thotë se personalisht është i gatshëm të bëjë të gjitha kompromiset e mundshme politike me Vetëvendosjen vetëm që të mos lejohet fitorja e koalicionit PDK-AAK-Nisma.

Edhe pse thotë se për një bashkëpunim të mundshëm me Vetëvendosjen vendos kryesia e LDK-së, ai ka thënë se nëse do të pyetej vet do të bënte çmos për të mposhtur koalicionin e PDK-së me AAK-në e Nismën.

“Nuk mund të flas, por po të pyetesha unë do të kisha bërë gjitha kompromiset vetëm që PDK-AAK-Nisma të mos fitojnë. Padyshim që partia ime do të kishte përkrahjen time për një vendim të tillë”, ka thënë ai në Specialen në KTV për zhvillimet e fundit politike.

Gjatë orëve të ardhshme pritet të mbahet një takim mes VV-së dhe LDK-së e AKR-së lidhur me një bashkëpunim të mundshëm për zgjedhjet e 11 qershorit. KTV ka mësuar se VV është e hapur për një bashkëpunim të tillë nëse LDK dhe AKR pajtohen me programin e saj.