Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gazetarja serbe përgënjeshtron raportimet për Kosovën: S’ka vend për frikë

Gazetarja serbe, Maria Çankoviq, që ka vizituar së fundmi disa qytete në Kosovë, ka përgënjeshtruar të gjitha raportimet në Serbi për gjendje alarmante në Kosovë. “S’ka vend për frikë”, ka thënë ajo.

Në një bisedë të publikuar nga “Nova”, gazetarja ka treguar se ka vizituar me një grup serbësh, Pejën, Prizrenin, Rahovecin dhe Hoqën e Madhe. Ka thënë se ka marrë përshtypje shumë të mira dhe është emocionuar nga udhëtimi nëpër Kosovë.

“Kemi qenë në Patriarkanën e Pejës, më pas në Deçan, Prizren, Rahovec. Kemi fjetur në Hoqë të Madhe. Nuk kemi pasur asnjë problem”, ka thënë ajo.

Çankoviq ka treguar se nuk ka asgjë të vërtetë nga raportimet në Serbi se diçka e keqe po ndodh në Kosovë.

“Dua të ju them diçka se kur ishim me grupin e serbëve, autobusi ynë u prish në Pejë, dhe qytetarët e Kosovës na ndihmuan në organizim për të marrë një tjetër autobus për të na mundësuar lëvizjen”, ka thënë ajo duke shtuar se asnjë serb që dëshiron ta vizitojë Kosovën, nuk duhet të frikësohet.

Edhe 300 mijë turistë brenda pesë muajve në Kosovë, shumë prej tyre të keqinformuar nga vendet fqinje Arbëri 300 mijë turistë brenda pesë muajve në Kosovë, shumë prej tyre të keqinformuar nga vendet fqinje

“S’ka vend për frikë”, ka thënë ajo.