Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gazetarët protestojnë kundër censurës në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit

Gazetarët nuk duhet dhe nuk guxojnë të censurohen dhe se sistemi i drejtësisë në Kosovë duhet të punojë më shumë në zbardhjen e rasteve kur gazetarët kërcënohen, shantazhohen dhe sulmohen.

Kështu u tha në një aksion protestues para objektit kryesor të Qeverisë, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, së bashku me Këshillin e Medieve të Shkruara të Kosovës, të përkrahur dhe nga organizata të tjera të shoqërisë civile, raporton KTV.

Po ashtu u bë thirrje edhe për ndalimin e lajmeve të rreme duke u shpërndarë doracakë nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës