Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gastronomët pranojnë mbylljen për 12 ditë, jo më shumë

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka njoftuar se do të respektohet ndalimi i punës për 12 ditë, sipas vendimit të Qeverisë, duke nisur nga 7 prilli.

Gjatë kësaj kohë, sipas Kllokoqit do të bisedohet me Ministrinë e Shëndetësisë për gjetjen e një zgjidhje, në të kundërtën pas 11 ditësh gastronomët do të nisin punën sërish.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në rast të tentimit të bllokimit të serishëm, Kllokoqi tha se ata do të jenë të gatshëm të dalin edhe në rrugë.

“Kjo ishte një mbledhje emergjente e Shoqatës së Gastronomëve në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës. Edhe një herë politika po e bën fajin, pra faturën, kurse gastronomia po e paguan llogarinë”, tha ai, përcjell EO. “Ne nuk e marrim rritjen e rasteve si shkak i gastronomisë, por i fushatave politike, mirëpo ne po bëheni kurban për 11 ditë po mbyllemi. Ne nuk e pranojmë këtë mbyllje, por nuk do të protestojmë brenda 11 ditëve, por nëse vendoset që të shtyhet mbyllja do të ketë mosdëgjueshmëri qytetare”.

Qeveria vendosi në mbledhjen e sotme për një sërë masash mbrojtëse, pas rritjes së numrit të të prekurve me COVID-19.