Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gashi: Ukraina është bërë fushëbetejë e NATO-s dhe Rusisë

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Drilon Gashi, ka thënë se Ukraina është bërë fushëbetejë e NATO-s dhe Rusisë.

I ftuar në Interaktiv të KTV-së, Gashi ka deklaruar se ky në këtë vend tashmë po shpërfaqen interesat perëndimore kundrejt atyre ruse.

Ai ka shtuar se Rusia nga ana tjetër po kërkon që ta zgjerojë sferën e saj të ndikimit në këtë zonë, pasi që e sheh si të veten dhe po ndërhynë ashpër për të testuar reagimin perëndimor.

“ Ne mund të kuptojmë se Ukraina është bërë këtu një fushëbetejë e interesave perëndimore, sidomos amerikane, kundrejt atyre ruse, është bërë fushëbetejë e zgjerimit të NATO-s, është bërë edhe fushëbetejë ku Rusia ende po kërkon që ta zgjerojë sferën e saj të influencës dhe këtë zonë e sheh si të veten dhe po ndërhynë në mënyrë shumë të vrazhdë, duke testuar reagimin perëndimor”, ka thënë ai.