Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gashi: Kurti më intelektuali që ka VV-ja, të tjerët lehtë të korruptueshëm

Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti vlerësohet të jetë personi më intelektual që ka partia e VV-së. Të gjithë rreth tij, sipas politologut, Shkëlzen Gashi janë të korruptuar.

“Ai është i vetmi që është i përgatitur intelektualisht dhe nuk mund të korruptohet. Të gjitha brenda Vetëvendosjes, shumica dërrmuese e tyre janë të korruptueshëm”, ka thënë Gashi në emisionin “Rubikon” të KTV-së. “Mediokër e të korruptueshëm”, vazhdon Gashi duke thënë se vetë Kurti ka vendosur ta ketë një strukturë të tillë pasi, si të tillë janë më lehtë të kontrolluar. Sipas tij, zhvillimet e fundit janë pozitive për Lëvizjen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kjo ka ndodh kur sekretari organizativ e ka ndryshuar frizurën, deri në momentin qe e ka pas të ngjashme me liderin nuk ka pas përçarje, prej momentin që e ka ndërruar [kanë filluar përçarjet]. Visari nëse do të kishte flokë, i kish bërë si të Albinit”, ka thënë Gashi.

E për Aida Dërgutin, Gashi tha se është e koncentruar në postin që ka në Kuvendin e Kosovës dhe kjo reflektohet me dorëheqjen e saj vetëm në Lëvizje dhe jo edhe si deputete.

“Ajo ka dalë në momentin kur e ka pa që nuk ka pushtet. Vitin 2006, 2007 e 2009. Kur e pa që po hyjnë në Kuvend dhe ka marrë aq deputetë, e ka pa çfarë ka humbur. Për këtë, ajo është kthyer. Ajo dha dorëheqje vetëm si kryetare e qendrës së Vushtrrisë dhe dha dorëheqje si anëtare e Vetëvendosjes por po mban dy poste kryesore, atë të deputetes dhe nënkryetare”, ka thënë Gashi.