Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se është ndërhyrje në punën e brendshme të SHBA-së, mbështetja e Albin Kurtit për kandidatin për president, Joe Biden.
Gashi përmes Facebook ka shkruar se deklarimet e Kurtit përbëjnë dëm “disadimensional”, shkruan KOHA.
“Deklarimi i ish-kryeministrit për zgjedhjet në SHBA përbën ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti mik. Dëmi do të jetë disadimensional”, ka shkruar ai.
Lideri i VV-së, Albin Kurti, sot përmes një video-mesazhi ka ftuar shqiptarët në SHBA, ta votojnë kandidatin për president të SHBA-së, Joe Biden, duke thënë se Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti fton shqiptarët në SHBA ta votojnë Bidenin
-
Gashi: Kurti ka shkuar në takim me LDK-në me propozime për president
-
Gashi – Kurtit: Konstituoje Kuvendin, ne t’i japim votat tona nëse s’i ke
-
Gashi: Ta konstituojmë Kuvendin, pastaj bisedimet le të vazhdojnë për Qeveri dhe president
-
Gashi kërkon zgjedhje të brendshme në LDK