Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gashi: 90% e remitencave shkojnë në konsum

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka thënë se Kosova ka pasur ambasadorë edhe pa ambasada nëpër botë, duke iu referuar diasporës shqiptare.

Ajo në Interaktiv të KTV-së tha se roli i diasporës ka qenë i rëndësishëm ndër vite si në aspektin ekonomik dhe në shtetndërtim.

“Diaspora ndër vitet e fundit ka luajtur rol të rëndësishëm në prezantimin e rolit të saj në aspektin ekonomik të Kosovës, në shtetndërtim. Ne kemi pasur ambasada pa pasur ambasada, kemi pasur njerëz tanë nëpër botë”, tha ajo.

Gashi tha se qeveria kërkon rikanalizimin e remitencave në kuadër të investimeve, teksa theksoi se rëndësi duhet t’i jepet angazhimit të diasporës në zhvillimin e vendit.

“Remitenca, 90% e saj është konsum. Konsumi del jashtë kryesisht sepse ne kemi trashëguar një sistem që kryesisht ka privatizuar fabrikat prodhuese, ka pasur pak fokus te bujqit, te prodhimi. Kemi ardhur te ajo që kemi ndërlidhje të kapitalit që fokusohet te grupacionet e caktuara”, tha ajo.

Sipas Gashit, sfida kryesore me diasporë është ajo e statistikave, pasi tha se shifrat ekzistuese janë nga organizatat të ndryshme, por nuk janë të sakta.

Edhe Remitancat nga diaspora kapin vlerën e 651 milionë eurove brenda gjashtë muajve Arbëri 11 muaj më parë Remitancat nga diaspora kapin vlerën e 651 milionë eurove brenda gjashtë muajve

“Transferi i dijes dhe ekspertizës është aseti kryesor i Kosovës sa i përket angazhimit të diasporës, marrë parasysh që diaspora jonë ka migruar në shtete kryesisht demokratike. Sfida e parë në kuadër të angazhimit dhe ballafaqimit me diasporën ka të bëjë me sfidën e statistikave të brendshme që kemi, numrat që iu referohemi janë të plasuar nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare, kurse fokusi është te organizata ndërkombëtare e migrimit”.