Mes Bashkim Ramosaj të AAK-së dhe Zekë Sinanaj të Lëvizjes Vetëvendosje, pritet të jetë një garë e ngushtë për kryetar të Deçanit.
Të paktën kështu presin qytetarët e Deçanit, ku përmes një sondazhi në Facebook nga Koha.net, me pyetjen se kush nga kandidatët mendojnë se do të jetë kryetar, kanë mbërritur gati 300 komente, ku prinë Bashkim Ramosaj nga AAK, e më pas Zekë Sinanaj nga VV.
Janë 105 komente për Ramosajn e 94 për Sinanajn.
Blerand Kadrijaj nga PDK ka marrë 14 komente, Mal Lokaj nga LDK 17 komente, Imer Kukalaj nga BKK 1 koment dhe Shkodran Imeraj nga Nisma 4 komente.
Portali Koha.net ka nisur një seri të matjes së perceptimeve të qytetarëve për zgjedhjet lokale, përmes pyetjeve që po u drejton lexuesve të vet, sado që kjo matje nuk mund të konsiderohet plotësisht e saktë.
Më poshtë keni edhe pyetjen dhe komentet në lidhje me komunën e Deçanit.