Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha priti sot komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës-SHBA-ve, gjeneral majorin Thimoty Orr, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin dhe ndihmat e vazhdueshme që SHBA-të dhe Garda Kombëtare e Ajovës po japin për Kosovën e në veçanti për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ministri Berisha gjithashtu e njoftoi gjeneralin Orr me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, si dhe për sfidat dhe planet për të ardhmen rreth transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës.
Berisha gjatë takimit bisedoi edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.
Nga ana e tij, gjenerali Thimoty Orr shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen në mes FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.
-
Komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës në FSK
-
FSK, përkrah trupave amerikane e të NATO-s, e gatshme të japë kontribut për sigurinë në botë
-
Gjenerali amerikan: FSK-ja ka bërë gjërat e duhura në kohën e duhur – kjo është rruga drejt suksesit
-
Gjenerali Timothy Orr vlerëson lart profesionalizmin e FSK-së
-
Komandanti i ri i Gardës Kombëtare të Ajovës viziton Ministrinë e Mbrojtjes