Në kuadër të analizave për financat publike, Instituti GAP ka përgatitur një analizë të shkurtër lidhur me Projektligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.
Më 31 tetor të këtij viti, Qeveria e Kosovës aprovoi Projektligjin për buxhetin 2018, që ishte edhe afati i fundit bazuar në nenin 22 të Ligjit për financat publike dhe përgjegjësitë (LFPP). Tani, Projektligji është miratuar në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës. Instituti GAP ka analizuar shpërndarjen aktuale të projektbuxhetit në kategoritë kryesore duke u fokusuar në përparësitë dhe sfidat e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdër tjera janë analizuar trendi i të hyrave dhe shpenzimeve, buxhetet komunale, prioritet zhvillimore të projekteve kapitale dhe zbatimi i rekomandimeve buxhetore të Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2016.
Analizën e plotë për projektbuxhetin e vitit 2018 mund ta gjeni të bashkangjitur KËTU.