888 premtime kanë dhënë kryetarët e tanishëm të komunave të Kosovës në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2017.
Insituti GAP, i cili ka prezantuar platformën elektronike me premtimet e kryetarëve të komunave, ka evidentuar se numërimi më i madh i premtimeve është dhënë në fushën e infrastrukturës me gjithsejtë 333 premtime, arsim 126 premtime dhe shërbime publike me 100 premtime, raporton TV Arta.
Sipas Bekim Salihut, komunat me numrin më të madh të premtimeve janë Vitia, Prishtina dhe Gjakova.
Instituti GAP edhe në mandatin e kaluar ka monitoruar përmbushjen e premtimeve, ku nga 548 premtime të dhëna vetëm 283 premtime ishin përmbushur plotësisht.
Artikuj të ngjashëm
-
Kryetarët e komunave dhanë më pak premtime se në zgjedhjet e 2021-s
-
Salihu: S’ka orientim strategjik të premtimeve nga kandidatët për kryetarë komunash
-
GAP: Kryetarët e komunave dhanë 1815 premtime, realizuan vetëm 918
-
Komunat me 129 premtime kulturore “ndërtojnë” muze, galeri, salla...
-
GAP: Lushtaku e fitoi Skenderajn pa asnjë premtim elektoral