Institutit GAP në bashkëpunim me INPO-n, kanë mbajtur një konferencë me përfaqësues të komunave të rajonit të Ferizajt me qëllim të sensibilizimit të qytetarëve që të angazhohen në aktivitete publike, për punë vullnetare dhe për të qenë më shumë aktivë ndaj zhvillimeve politike dhe infrastrukturore.
Me këtë rast është publikuar edhe një raport, lidhur me qytetarinë aktive në lokalitete të ndryshme të Kosovës. Ndërkohë është diskutuar edhe për lokalitete në të cilat komuniteti është i organizuar në kryerjen e punëve vullnetare me interes të përgjithshëm, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
Artikuj të ngjashëm
-
Trajtimi i rasteve sociale, peng i burimeve njerëzore dhe i buxhetit
-
GIZ-i dhe komuna e Ferizajt me program grantesh për bizneset fillestare
-
Aktivizmi i qytetarisë aktive - sfidues
-
Shënohet Dita ndërkombëtare e vullnetarizmit në Kosovë
-
INPO kërkon ndërprerjen e procesit zgjedhor për kryetar të fshatrave të Ferizajt