Është mbajtur tryeza për qytetarinë aktive në lokalitete të ndryshme të Kosovës në Prizren, shkruan sot Koha Ditore.
Ambienti ekzistues për promovimin e aktivizmit qytetar në rajonin e Prizrenit është sfidues, me gjithë disa shembuj pozitivë të organizimit komunitar në fshatra të caktuara, është thënë fillimisht të mërkurën në tryezën: “Qytetaria aktive në lokalitetet e ndryshme të Kosovës”, organizuar nga instituti GAP dhe OJQ “EC Ma Ndryshe”. Në kuadër të diskutimeve është pohuar se shembujt e suksesshëm të organizimit komunitar mund të shërbejnë si modele edhe për lokalitete të tjera, si në rajon, ashtu edhe në nivel vendi, për nxitjen e aktivizmit qytetar.
Jeton Mehmeti nga instituti GAP, duke prezantuar një analizë në lidhje me këtë çështje, ka vlerësuar se aktivizmi qytetar është një ndër mënyrat më efektive për garantimin e funksionimit të drejtë të një sistemi demokratik qeverisës. Sipas tij, gjatë viteve ‘90 në Kosovë ka pasur një organizim të theksuar në komunitet, teksa pas vitit 1999 me hyrjen e vendit nën administrim ndërkombëtar dhe me krijimin e institucioneve vetëqeverisëse pothuajse është shuar kjo frymë e qytetarisë aktive.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
GAP: Veprim minimal i pushtetit për lirimin e hapësirave publike
-
Trajtimi i rasteve sociale, peng i burimeve njerëzore dhe i buxhetit
-
GAP-i dhe INPO sensibilizojnë qytetarët për punë vullnetare
-
Këshillat e lagjeve e të fshatrave konsiderohet se mund të ndikojnë edhe në krijimin e politikave
-
Mediat sociale konsiderohen si ndihmesë për demokracinë