Ndërtimet e larta pa kritere është një ndër problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohet Komuna e Fushë-Kosovës. Sipas një raporti të Institutit GAP, edhe pse sipas zyrtarëve komunalë ekzistojnë lejet ndërtimore, në shumë raste ato nuk i plotësojnë disa nga kriteret e përcaktuara me ligj. Mungesa e shkallëve emergjente është njëra nga këto kritere, shkruan sot Koha Ditore.
“Komuna e Fushë-Kosovës, krahas asaj të Prishtinës, llogaritet të ketë numrin me të madh të ndërtimeve të larta. Komuna e Fushë-Kosovës arsyetohet se në të gjitha rastet ekzistojnë lejet përkatëse ndërtimore dhe se ndiqen standardet e ndërtimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor në asnjë rast nuk haset që respektohet kriteri i krijimit të hapësirave për parkingje, hapësira të gjelbëruara në afërsi të ndërtesave, si dhe mungojnë këndet rekreative për fëmijë”, thuhet në raportin e GAP-it, që ka identifikuar problemet aktuale me të cilat përballet kjo komunë.
Në pjesën më të madhe të lagjeve, sipas të njëjtit raport, mungojnë edhe hapësirat që potencialisht do të mundë të shfrytëzoheshin për ndërtimin e çerdheve ose shkollave për banorët e ndërtesave...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.