Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gagica: Kosova pa koncept të qartë për diasporën

Hafiz Gagica e ka vlerësuar si të paqartë dhe të dominuar nga veprime ad-hoc qasjen e institucioneve shtetërore të Kosovës ndaj mërgatës.

Ai e ka kritikuar këtë qasje të Qeverisë. Gagica është një prej veprimtarëve politikë që prej dekadash jeton jashtë vendit, transmeton Koha Ditore.

Për kohë të gjatë ka qenë kryetar i Degës në Gjermani, të subjektit kryesor që e ka udhëhequr rezistencën paqësore të Kosovës në vitet ’90 – Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përveç kësaj, gjatë gjithë viteve ’90 e deri katër vjet pas çlirimit të Kosovës ai ka qenë kryetar i kolegjiumit të degëve të kësaj partie në Perëndim, përfshirë këtu degët e vendeve të Bashkimit Evropian, pastaj degës në Shtetet e Bashkuara, në Kanada, si dhe asaj në Australi.

Gjatë një interviste të shkruar dhënë “Kohës Ditore”, Gagica ka folur për diasporën, potencialin e saj dhe kontributet që ajo ka dhënë për Kosovën. Është ndalur edhe tek debati i fundit rreth votës së mërgatës, e cila i ka shkuar kryesisht Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këtë pikë ai ka dalë kundër deklaratës së Isa Mustafës, tash kryetar i LDK-së, dhe i cili gjatë viteve ’90 ishte ministër i Financave i Qeverisë në ekzil. Pas numërimit të votave të mërgatës, Mustafa ka thënë se vota e tyre nuk duhet ta përcaktojë fituesin e zgjedhjeve në Kosovë.

Edhe Beteja për votën e mërgatës Arbëri Beteja për votën e mërgatës

E sipas Gagicës, është thënë kjo në vend se të ndihej keqardhje që Kosova nuk ka krijuar kushte për votim në përfaqësitë diplomatike.

“Çdo mërgimtar që posedon shtetësinë e Republikës së Kosovës, pa marrë parasysh se ku ndodhet në botë, dhe që ka interesim për fatin e vendit të vet dhe të origjinës, ka të drejtë legjitime të zgjedhë dhe të zgjidhet”, ka thënë Gagica. “Porosia e pjesëmarrjes së mërgatës në zgjedhje ishte e qartë, se Kosova duhet të ndryshojë për të mirën e qytetarëve të saj, por edhe për hir të mërgimtarëve”.

Në këtë intervistë ai ka treguar se çfarë paraqet diaspora për Kosovën, veçmas në aspektin ekonomik. Ai ka treguar se në tri dekadat e shekullit të kaluar dhe në këto dy dekadat e fundit është kontribuuar në forma të ndryshme në zhvillimin ekonomik të hapësirave shqiptare në Ballkan, qoftë në ndërtimin e vendbanimeve, qoftë duke bërë investime private, apo duke ndërmjetësuar në shkëmbimin tregtar e së fund- mi edhe duke investuar në prodhim.... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)