Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës-G7 shpreh shqetësimin e saj ndaj mënyrës së edukimit të brezave të rinj lidhur me fuqizimin ekonomik të gruas, përmes teksteve shkollore të Edukatës Qytetare.
Përderisa fuqizimi ekonomik i gruas në botë vlerësohet si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik, në Kosovë gjeneratat e reja përmes teksteve shkollore të Edukatës Qytetare mësojnë se fuqizimi ekonomik është jo i domosdoshëm dhe është shkaktar kryesor i prishjes së familjes, e cila ka ndikuar edhe në shtimin e numrit të shkurorëzimeve.
G7 konsideron që ky mesazh dhe kjo mënyrë e të edukuarit përmes teksteve shkollore të Edukatës Qytetare është në kundërshtim me parimet themelore e të drejtave të njeriut si dhe barazisë gjinore.
G7 vlerëson që fuqizimin ekonomik i gruas është e drejtë parësore dhe fuqizim i shoqërisë, është investim i të ardhmes, rrugë për zhvillim ekonomik si dhe garantues i prosperitetit të vendit.
Bazuar në shumë studime të organizatave të ndryshme ndërkombëtare gratë pjesën më madhe të përfitimeve financiare i investojnë tek fëmijet dhe familjet e tyre me shumë se sa burrat. Prandaj shfrytëzimi më i mirë aftësive të grave ndikonë në rritjen e zhvillimit ekonomik, zvogëlimin e varfërisë dhe rritjen e mirëqenies sociale.
Kërkojmë nga Ministria e Arsimi, Shkencës dhe Teknolgjisë që të bëjë rishikimin e teksteve shkollore si dhe planprogramit mësimor të lëndës së Edukatës Qytetare, të cilat janë në kundërshtim të plotë me parimet e themelore e të drejtave të njeriut si dhe barazisë gjinore duke dhënë mesazh dhe perceptim të gabuar mbi fuqizimin ekonomik të grave në Kosovë.
-
BKT Kosova dhe G7 bashkojnë forcat për fuqizimin e grave ndërmarrëse
-
Disa OJQ kërkojnë që Buxheti 2026 t’i adresojë pengesat për punësimin e grave në Kosovë
- Nga tradita te barazia: E drejta për përcaktim gjinor dhe edukim seksual në Kushtetutën e Kosovës
- Avancimi i Barazisë Gjinore në Kosovë: Sfidat dhe Rrugët Përpara
-
Haxhiu: Fuqizimi i grave ndodh vetëm kur ato pavarësohen ekonomikisht