Komunarët e Fushë-Kosovës gabimisht kanë shpenzuar më shumë se gjysmë milioni euro gjatë vitit të kaluar.
Këto para të parapara për subvencione dhe transfero, dhe për mallra dhe shërbime janë harxhuar për projekte kapitale. Por këto nuk janë të metat e vetme të Komunës së Fushë-Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), ka gjetur se zyrtarët e kësaj komune nuk kanë arritur të shpenzojnë më shumë se 52 për qind të mjeteve të planifikuara për investime kapitale.
“Komuna kishte ekzekutuar pagesa nga kodi i investimeve kapitale, në vlerë totale prej 425.135 eurosh, të cilat i përkasin kategorisë subvencione dhe transfere, si dhe vlerën 114.507€ që i takojnë kategorisë mallra shërbime. Këto shpenzime ishin buxhetuar dhe aprovuar si investime kapitale, megjithatë nuk i përmbushin kushtet të trajtohen si të tilla”, thuhet në raportin vjetor të Zyrës Kombëtare të Auditimit për Komunën e Fushë-Kosovës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Komuna e Fushë-Kosovës shpenzon vetëm 4 për qind të mjeteve për projekte kapitale
-
Opozita alarmon se Fushë-Kosovës pritet t’i mbesin rreth 8 milionë euro të pashpenzuara
-
Fushë-Kosova me afro gjysmë milioni euro pagesa të dhunshme
-
Komuna e Prishtinës paguan “gabimisht” 1.8 milion euro nga investimet kapitale
-
Fushë-Kosova ekzekuton 320 mijë euro në kategori joadekuate buxhetore