Drejtoria e Inspeksionit të Komunës së Prishtinës, ka njoftuar për një aksion të inspektorëve në furrat e bukës në kryeqytet.
Komuna e Prishtinës, përmes një postimi në Facebook, ka bërë me dije se sektori i Rendit Komunal nga Drejtoria e Inspekcionit ka rifilluar aksionin e kontrollit nëpër furrat e bukës në kryeqytet.
Në këtë aksion kontrollues përfshihen kushtet higjieno-sanitare; Pëlqimi sanitar; Librezat sanitare; Peshoret sipas kritereve të MTI-së dhe Uniformat e punës.
“Secila furrë që nuk i plotëson këto kushte, do ta ketë të pamundur operimin”, thotë Komuna.
Artikuj të ngjashëm
-
Inspektorati ndalon punimet ne 16 vendpunishte në Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Lipjan e Fushë-Kosovë
-
Inspektorati i Punës ndalon punën në 13 vendpunishte në Prishtinë dhe Fushë Kosovë
-
Aksione inspektuese për shitjen e cigareve elektronike në afërsi të shkollave
-
Bie fasadë nga një ndërtesë te “Qafa” në Prishtinë
-
Sulmohet një inspektor komunal në Prishtinë, të dyshuarit në arrati