Arbëri

Funksionalizohen zyrat komunale të KQZ-së, shkarkimi i kryetarëve do përgatitet nga objektet e komunave

Komisioni Qendror Zgjedhor ka nisur me funksionalizimin e zyrave komunale në veri të vendit, derisa janë një muaj larg mbajtjes së procesit të votimit për shkarkimin e kryetarëve. KOHA përcolli përgatitjet e zyrtarëve të KQZ-së në dy komuna.

Në zyrën e vjetër, të demoluar tërësisht nga sulmi me eksploziv një vit më parë, zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u kthyen të mërkurën.

Elementet në këtë zyre, ato që ishin funksionale ende, i mblodhën për t'i përdorur në objektin e komunës së Mitrovicës së Veriut, nga ku do të përgatiten për procesin e votimit të shkarkimit të kryetarit që do të mbahen më 21 prill.

Nën përcjelljen e Policisë, ekipet u ndanë në dy grupe të tjera.

Njëra u nis për në Leposaviq e tjera për në Zubin Potok. Brenda objektit komunal, nuk u lejua xhirimi e para kamere nuk u prononcuan zyrtarët e KQZ-së.

Prapa saj, thanë se tashmë kanë në posedim zyrat e tani do të nisin me përgatitjet e nevojshme.

Përveç objektit të komunës së Zubin Potokut, zyrtarët e Komisioneve Komunale Zgjedhore do të vendosen në zyra edhe në Leposaviq derisa në pritje të vendimit janë edhe për të shfrytëzuar objektin e komunës së Zveçanit.

Objekti i Komisionit Komunal Zgjedhor të Mitrovicës së Veriut u sulmua me granatë dorë.

Për këtë sulm i arrestuar është ish-zyrtari i Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

Të dielën e fundit të prillit, në katër komunat në veri, Leposaviq, Zvecan, Zubin Potok e Mitrovicë e Veriut, do të mbahet votim për shkarkimin e kryetarëve jo serbë.

Nëse ky proces rezulton i suksesshëm, në këto komuna do të shpallen zgjedhjet e parakohshme.

https://www.koha.net/arberi/355833/demolohen-zyrat-e-kqz-se-ne-veri-pas-perpjekjeve-per-ti-funksionalizuar-ato/

https://www.koha.net/tag/kkz/