Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fundjavë me temperatura të rritura në Kosovë

Vendi ynë, Kosova, gjatë fundjavës do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe kthjellime të pjesshme, të cilat gjatë natës do të jenë më të theksuara, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, transmeton Koha.net.

Temperaturat, sipas IHMK-së do të ngrihen mbi vlerat e mesatareve. krahasuar me të njëjtin muaj të viteve paraprak. Në disa lokalitete, për shkak të ndryshimeve të mëdha të gjendjes termike dhe kushteve të tjera klimaterike, ka mundësi që në orët e para të ketë mjegull afatshkurtër.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 16-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja, por të dielën do të kemi masa të ajrit nga juglindja me shpejtësi 1-5 m/s.