Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fundjava në Kosovë me diell dhe ngrohtë

Fushat e presionit të lartë dhe rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të vazhdojnë të kushtëzojnë mbi Kosovën mot të nxehtë dhe kryesisht të kthjellët edhe gjatë ditëve të fundjavës.

Temperaturat e ajrit mbesin mbi vlera mesatare.

Minimalet do të luhaten nga 13 deri në 15 gradë celsius, e maksimalet nga 30 deri në 32 gradë celsius.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 1-7m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave mesatare.

Javën e ardhshme pritet mot i ngrohtë, pjesërisht i vranët, e me depërtimin e fushave të presionit të ulët mbi Itali, në pjesën e dytë të javës priten mundësi edhe për reshje shiu.