Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fundjavë e nxehtë në Kosovë

Foto: Koha / ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka thënë se Kosovën e pret një mot me diell e me vranësira kalimtare në fundjavën e 9 dhe 10 majit.

Sipas njoftimit nga IHMK-ja, vendi do të vazhdojë të mbetet nën ndikim të fushave anticiklonike të qëndrueshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të kushtëzojë mot me diell dhe vranësira kalimtare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.