Punëtorët shëndetësorë janë të kënaqur nëse ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, arrin të furnizojë spitalet publike me 70 për qind të barnave të Listës Esenciale, shkruan sot Koha Ditore.
Federata Sindikale e Shëndetësisë brenda pak ditësh ka ndryshuar qëndrim. Përderisa javën e kaluar “kërcënonin” se do të hyjnë në grevë nëse ministri Ismaili nuk i furnizon spitalet me barna, të mërkurën kanë thënë se “është sukses nëse arrihet furnizimi deri në 70 për qind”.
FSShK-ja, të mërkurën, ka mbajtur konferencë për media, ku është deklaruar e kënaqur me kontratën kolektive, të cilën e kanë nënshkruar disa ditë pas kërcënimit se do të hyjnë në grevë për mungesë barnash.
Në konferencë ata sërish e kanë “kërcënuar” Qeverinë. Kësaj here jo për mungesë barnash, por për Ligjin e pagave.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
-
Sindikalistët i japin Ismailit tri javë afat për furnizimin me barna, ose do të hyjnë në grevë
-
Stafi shëndetësor kërkon rritje pagash 50 për qind deri në miratimin e Ligjit të Pagave
-
FSSHK-ja kërcënon me ndërprerje të punës në të gjitha institucionet publike shëndetësore
-
Sindikatat e Shëndetësisë kërcënojnë me radikalizim të masave nëse s’iu përmbushen kërkesat
-
Punëtorët shëndetësorë do t’i gëzojnë pagat sipas Ligjit të ri, thotë Ismaili