Prishtinë, 28 janar (KosovaPress) - FSK-ja është duke vazhduar kërkimin për qytetarin që dyshohet se u hodh nga “Ura e Fshejt”. Po vazhdohet kërkimi për gjetjen e trupit të 50-vjeçarit, që në fillim të javës dyshohet se u hodh nga kjo urë.
“FSK vazhdon operacionin e kërkimit të qytetarit që dyshohet se është hedhur nga “Ura e Fshejt”. Ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK ) gjatë ditës së djeshme kanë filluar me operacionin e kërkimit për gjetjen e trupit të 50 vjeçarit i cili është parë të hidhet nga “Ura e Fshejt” në Gjakovë. Kërkimet nga njësit e zhytësve të FSK-së së bashku me ekipet e Policisë kanë ndërprerë operacionin dje në orët e mbrëmjes për shkak të kushteve të vështira për kërkim, për të vazhduar sot që në orët e hershme të mëngjesit. Për shkak të ujit të turbullt dhe të rrëmbyeshëm ky operacion paraqet rrezikshmëri të lartë për personelin e angazhuar. Pjesëtarët e FSK -së janë të gatshëm dhe të përgatitur profesionalisht për misione të tilla. Ata janë të përkushtuar dhe në mbështetje të plotë të autoriteteve civile deri në gjetjen e personit”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
-
FSK-ja po vazhdon kërkimet për personin që dyshohet se u hodh nga “Ura e Fshejt”
-
FSK-ja angazhohet në gjetjen e një personi që dyshohet se ra nga Ura e Fshajtë
-
Vazhdojnë kërkimet për gruan që është hedhur para pesë ditësh nga Ura e Shenjtë në Gjakovë
-
FSK-ja nxjerr trupin e të riut nga Ujmani, përpjekje që zbarkimi i saj në veri të politizohet
-
Gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit në Liqenin e Ujmanit