Forca e Sigurisë së Kosovës do të dërgojë për herë të parë një kadet për t’u shkolluar në Akademinë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kadeti i përzgjedhur është Albin Bytyçi.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, “dërgimi i tij në këtë akademi prestigjioze është pasqyrim i bashkëpunimit të ngushtë në mes të SHBA-së dhe shtetit të Republikës së Kosovës”.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partner strategjik i FSK-së, në vazhdimësi ofrojnë mbështetje në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së. Të gjitha testimet si dhe nominimet e kandidatëve, janë bërë në kuadër të bashkëpunimit në mes të Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kandidatët ju kanë nënshtruar testeve rigoroze, duke filluar nga Testi i Inteligjencës, Testi i gjuhës angleze ECL, Testi SAT si dhe Testi Fizik”, thuhet në njoftim. “Kadeti Albin Bytyçi, ka qenë kandidati i cili në bazë të përformancës së testeve dhe kritereve tjera të përcaktuara, është përzgjedhur nga Akademia e Forcave Ajrore të SHBA-ve për shkollim në kuadër të gjeneratës 2024”.
-
Kadetë nga shtete të ndryshme nisin eksperiencën në Akademinë e Mbrojtjes së FSK-së
-
Hovenieri takon kadetin e FSK-së, i diplomuar në akademinë amerikane
-
Dy kadetë nga Kosova përzgjidhen për të studiuar në Akademinë Ushtarake në SHBA
-
Akademia Ushtarake në SHBA mundësi e mirë për të rinjtë kosovarë
-
Diplomojnë kadetët e rinj të FSK-së