Dy fshatra të veriut të Mitrovicës ka një javë që kanë mbetur pa ujë, raporton KTV.
Fshatrave Zhazh dhe Boletin në komunën e Zveçanit, të banuara me shumicë shqiptare, u është ndërprerë ky shërbim nga ujësjellësi.
5 kilometra nga fshati duhet të udhëtojnë për të siguruar ujin. Zëvendëskryesuesi i komunës së Zveçanit, Lavdim Peci, thotë se KEDS-si e ndali rrymën në pompat e ujit, duke i lënë kështu banorët shqiptarë pa ujë, derisa 100 fshatra përreth, të banuar me serbë, po vazhdojnë të furnizohen me ujë.
Por KEDS-i, përmes një përgjigjeje të shkurtër, ka thënë se pas shumë vërejtjeve për ta paguar borxhin, është detyruar t’i shkyçë konsumatorët në këtë anë. Derisa thotë se borxhi është i konsiderueshëm.
KTV-ja ka kontaktuar edhe me drejtorin teknik të ujësjellësit rajonal në Mitrovicë, Kadri Istrefi, i cili ka thënë se banorëve të veriut ua dërgojnë ujin pa pagesë por problemi qëndron te komuna e Zveçanit, e cila nuk i ka kryer obligimet ndaj KEDS-it.
Ndërsa qeveria e Kosovës, në mars të këtij viti, kishte ndarë 1 milion euro për t’i mbuluar shpenzimet e energjisë elektrike në komunat veriore. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte thënë se ky është një vendim i përkohshëm, i cili ruan funksionalitetin e rrjetit të KOSTT-it.
-
Fshatrat shqiptare në veri qe një javë pa ujë
-
Ndërpritet furnizimi me ujë në fshatrat dhe dy lagje të Fushë-Kosovës
-
Ndërpritet furnizimi me ujë në Mitrovicë e Zveçan, dëmtohet gypi
-
Dy fshatra në Mitrovicë prej tri javësh pa ujë, banorët protestojnë para Komunës
-
Banorët e dy fshatrave të Mitrovicës protestojnë pasi s’kanë ujë qe tri javë