Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fshati i vetorganizuar

Rruga gjarpërore që ndahet djathtas nga Reçana shpie drejt Lubinjës së Epërme dhe asaj të Poshtme, fshatra këto të Luginës së Lumëbardhit, që kryesisht banohen me pjesëtarët e komunitetit boshnjak.

Ndërkohë një kthesë majtas në rrugën tatëpjetë çon në Lubinjën e Epërme, që me dekada shquhet për vetorganizimin e banorëve, shkruan sot “Koha Ditore”. Vazhdimi i rrugëtimit shkon deri te shkolla fillore, terreni sportiv i së cilës shërben si vendtakim për manifestimet e ndryshme të organizuara nga banorët e ku shpeshherë ftohen edhe mysafirët nga fshatrat fqinje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

ndër më të njohurat që zgjon edhe kërshërinë e gazetarëve të huaj është synetia kolektive, që realizohet periodikisht. Ky organizim kolektiv ruan traditën e solidaritetit, që, sipas banorëve, daton kaherë në këtë anë.

“Njëra nga ngjarjet më interesante është dasma e synetisë kolektive të fëmijëve, që organizohet çdo pesë vjet, e që bashkon jo vetëm banorët e këtij fshati, por edhe ata të fshatrave të tjera”, ka thënë Raif Kasi, gazetar dhe njohës i etnologjisë. Ai tregon se Lubinja e Epërme i ka rreth 3 mijë e 500 banorë bazuar në regjistrimin e fundit të popullsisë.

“Një numër i tyre, apo rreth 40 për qind, jetojnë dhe punojnë në vendet e Evropës Perëndimore. Fshati ka karakter modern, pasi rrugët janë të rregulluara, ka ambulancë, shtëpi të kulturës, shkollë fillore deri në klasën e nëntë, e kështu me radhë. Por ajo që e veçon Lubinjën e Epërme është se banorët kanë ndërtuar një sistem të vetorganizimit për shërbimet publike, por edhe për nevojat sociale. Pos banorëve që jetojnë këtu edhe diaspora kontribuon financiarisht për nevojat e komunitetit të fshatit”, ka thënë Kasi.

Sipas gazetarit boshnjak, Lubinja e Epërme shquhet edhe për numër të konsiderueshëm të intelektualëve, marrë parasysh faktin se është njëri prej fshatrave më të mëdhenj të Luginës së Lumëbardhit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.