Koha në Mushnik një fshat i Rrogozhinës duket sikur është ndalur. Vetëm 8 km larg autostradës Rrogozhinë-Kavajë, 20 familje jetojnë në izolim të plotë, pa ujë, pa kanalizime, në kushte mbijetese.
Që të dalin për të kërkuar punë në qytet u duhet të përshkojnë së pari në këmbë një rrugë të vështirë prej 5 km. Të mbjellësh kushton më shtrenjtë në këtë fshat, sepse mjetet bujqësore kërkojnë më shumë para për shkak të rrugës.
Edhe këtu në Mushnik fajësojnë mjerimin për beqarinë. Asnjë nuse nuk vjen në fshat, thonë ata, ndaj sot ka edhe 50-vjeçarë pa familje, transmeton tch.
Jeta bëhet edhe më e vështirë në kohë shiu, kur uji nga kodrat përreth mblidhet në fshat, apo kur të sëmurët duhet t’i transportojnë deri në rrugën e makinës më këmbë ose me mushka.
Hera e fundit qe një zyrtar ka qenë në këtë fshat, ishte gjatë fushatës së fundit elektorale. Që atëherë në Mushnik banorët kanë parë vetëm njëri-tjetrin.
-
Ndalet linja e autobusit për fshatin Dumnicë, banorët kërkojnë zgjidhje
-
Shumë fshatra në Gjakovë mbesin edhe pa ujë pasi erërat shkaktuan ndërprerjen e rrymës
-
Fshatrat e Podujevës mbulohen nga bërlloku
-
Banorët e Bërnicës së Epërme paguajnë për ujin, e ujë nuk kanë
-
Gjini nga rruga Dollc-Gjakovë: Mijëra familje sot pa rrymë, e kjo rrugë në mëshirë të fatit tash e sa vjet