Beograd, 28 gusht - SHBA nuk do të kundërshtojë asnjë zgjidhje të problemit të Kosovës, i cili i kontribuon paqes në rajon, përfshirë edhe shkëmbimin e territoreve, konsideron George Friedman, njohës i mirë i rrethanave në Ballkan, transmeton Koha.net.
“Meqë kufijtë e Serbisë kanë ndryshuar gjatë luftës, mendoj se nuk ka arsye që kufijtë e tashëm të jenë të shenjtë”, i ka thënë Friedman gazetës “Danas”, themelues i agjencisë Stratfor, aktualisht njeriu i parë i kompanisë konsulente “Geopolitical Futures”.
Sipas tij, situata në Ballkan aktualisht nuk përbën çështje me rëndësi për SHBA, meqë ajo merret me Korenë, Kinën, Lindjen e Afërme, Rusinë, ndërsa çështja e Kosovës thjesht nuk është forcë lëvizëse në politikën e jashtme amerikane.
-
Reeker: SHBA-ja s’do të jetë e angazhuar në Ballkanin Perëndimor si në 30 vjetët e fundit
-
Bideni do t’i japë fund idesë për shkëmbim territoresh, thonë analistët
- Hodges: Serbia s’është ajo e 1999-s, integrimi perëndimor i saj mundëson zgjidhje me Kosovën
-
Ambasadori amerikan në Beograd përmend njohjen reciproke si zgjidhje mes Kosovës e Serbisë
-
Reeker: Ne nuk jemi të përqendruar në çështjen e kufijve