Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, nga arresti shtëpiak sot u lejua të nënshkruhet në listën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që përfundon sot.
Pas regjistrimit deputeti Krasniqi ka akuzuar pushtetin e deritashëm për persekutimin e aktivistëve të Vetëvendosjes dhe ka premtuar se në cilësinë e deputetit do të çojë zërin në mënyrë të vazhdueshme për drejtësi në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSot unë u regjistrova si deputet mirëpo mendjen e kam te aktivistët Atdheu, që është në burg, e Adea dhe Egzoni që jemi në arrest shtëpiak tash e 11 muaj, që po akuzohemi për vepra të cilat ne jemi plotësisht të pafajshëm. Fakti që mua qytetarët e Republikës më zgjodhën deputet të Kuvendit tregon se populli i Kosovës ka vendosur të mos u besojë storieve e montimeve të pavërteta të kapura nga klani Pronto, por ka vendosur t'u besojë të vërtetave dhe pafajësisë së aktvistëve të Vetëvendosjes, deklaroi ai.
Unë do të kujdesem në mënyrë të vendosur dhe pa kompromis që ta çojë zërin në mënyrë të vazhdueshme për drejtësi në Kosovë, që askujt të mos i ndodhin padrejtësi që u kanë ndodhur aktivistëve të VV. Bashkë me deputetët e Lëvizjes në mënyrë të vendosur do të kërkojmë në vazhdimësi drejtësi për vdekjen e Astrit Deharit dhe nuk do të ndalemi derisa të arrihet kjo drejtësi.
Gjykata më ka dhënë leje edhe për seancën konstituive. Natyrisht se do të kërkoj leje për të gjitha seancat e tjera, sepse e drejta e pjesëmarrjes në seancë është e drejtë kushtetuese, mirëpo problemi nuk është se a do të kem unë leje që të jem në Kuvend, por problemi është që katër aktivistë të VV padrejtësisht po mbahen në arrest shtëpiak e në burg. Ata duhet të lirohen, ka thënë Krasniqi.