Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, janë takuar sot shkurtimisht me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se Macroni bashkë me kancelarin gjermane, Angela Merkel, janë promotorët më të mëdhenj të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
“Me vizionin dhe përkushtimin e tyre i kanë dhënë shpresë të gjitha vendeve tona. Franca e ka mbështetur popullin e Kosovës në gjithë rrugëtimin tonë të gjatë për liri, pavarësi, shtetndërtim dhe në forcimin e perspektives euroatlantike”, ka shkruar Thaçi.
Artikuj të ngjashëm
-
Thaçi paralajmëron vizitën e presidentit të Francës në Kosovë
-
Thaçi takon delegacionin franko-gjerman
-
Macron: Presim heqjen e taksës nga Kosova dhe ndaljen e fushatës për çnjohje nga Serbia
-
Thaçi-Macronit: Kosova është e gatshme për marrëveshje paqësore me Serbinë
-
Thaçi nuk pranon “shpërblimin” e liberalizimit të vizave me heqje të taksës e formim të asociacionit